8.4 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Haradinaj: I kemi dhënë opsion qeverisë të dorëhiqet

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se i kanë dhënë opsion qeverisë që të dorëhiqet.
Haradinaj në një intervistë për Botapress ka thënë se gjendja në Kosovë nuk është e mirë si pasojë e vendimeve të gabuara të kësaj qeverie.

“Gjendja në Kosovë nuk është e mirë si rezultat i Qeverisë dhe i vendimeve të gabuara, veçanërisht i dy vendimeve të fundit e që janë të rrezikshme, të Qeverisë Mustafa, e atij për Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe ‘Zajednicës’, që është në konflikt me kushtetutën e vendit dhe të qëllimit të Demarkacionit ose vijës kufitare me Malin e Zi”, ka theksuar ai.

Sipas Haradinajt, vendi është në një gjendje të rënduar dhe opsion mbetet dorëheqja e qeverisë.

“Pra është një gjendje e rënduar, ne kemi dhënë si opsion për zgjidhje pra dorëheqjen, llogaridhënien nga Qeveria Mustafa, duke i thënë ‘shko’ në mënyrë që të kthehet sovraniteti i vendit, të kthehen kufijtë e Kosovës, që të ndodhë zhvillimi ekonomik, që të ndalet korrupsioni, që Kosova të ketë ushtrinë e vet , pra që të kemi një shtet normal”, u shpreh Haradinaj.

Më Shumë

Totaj deklaron pasurinë, të hyra të larta nga qiraja dhe asnjë detyrim financiar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka dorëzuar deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2026 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas...

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Lajmet e Fundit