Zafir Berisha e quan Hashim Thaçin kryebandit të PDK-së

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka akuzuar kryetarin e PDK-së ,Hashim Thaçin, se në bashkëpunim me ndërkombëtarët po i përdorë të gjitha mekanizmat për eliminimin politik të Fatmir Limajt.

“Kjo që është bërë publike sot rreth rastit “Kleçka”, dhe Fatmir Limajt tregon qartë se deri ku mund të arrijë banda e cila quhet PDK së bashku me kryebanditin e saj Hashim Thaçin”, shkruan ai në Facebook.

“Poshtërsia e sojit të Hashim Thaçit është e pafund. Nuk është rastësi kur e kam thënë pak ditë më parë se edhe Tribunali kundër UÇK-së, që pritet të krijohet, dhe që Isa Mustafa me kënaqësi të madhe bën thirrje për ta kaluar në Kuvend, do të bëhet për të bërë të mundur eliminimin e rivalëve politikë të kryebanditit Thaçi, i cili është në bashkëpunim me mafian ndërkombëtare, e cila është vendosur në Kosovë në emër të ndihmës për shtetin e Kosovës e që koha po e tregon se këta mafiozë, kanë për qëllim që të nxjerrin jashtë funksioni shtetin e Kosovës dhe ta falimentojnë përfundimisht atë, ashtu dhe si është duke ndodhur aktualisht. Poshtërsia në Kosovë s’ka kufij”, shkruan Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit