11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Haradinaj takon Shejh Xhemajliun në Lubizhdë të Hasit, i uron muajin Muharrem

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar edhe teqen e Shejh Salih Shejhut në Lubizhdë të Hasit.

Ai atje ka qëndruar për bisedë me klerikun dhe besimtarët që shënojnë muajin e shenjtë, Muharrem, njofton Klan Kosova.

“Duke ruajtur traditën e miqësisë së ngushtë dhe respektin e madh për atdhetarin, Shejh Salih Shehu, ishte nder të qëndroj për vizitë në teqen e tij në Lubizhdë të Hasit. Mikpritje shqiptare dhe bisedë vëllazërore me mikun tim, Shejh Xhemajli Shehun, dhe bashkëbesimtarët e tij, të cilët i urova për këto ditë të sakrificës gjatë muajit Muharrem”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Fotografia e Ramush HaradinajFotografia e Ramush Haradinaj

Më Shumë

Gjendet 14 vjeçarja nga Rahoveci

Pas tre muajsh, Alisiana Bekim Shala, 14 vjeçare, nga komuna e Rahovecit, e cila ishte shpallur e zhdukur që nga nëntori i vitit 2025,...

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat,...

Lajmet e Fundit