16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Haradinaj: Do të ketë zgjedhje në qershor

Ramush Haradinaj 1Kosova po shkon drejtë zgjedhjeve të reja në qershor. Ky është parashikimi i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një interviste për emisionin InfoBox të Radio Dukagjinit, ka thënë se të gjitha zhvillimet që e presin vendin janë sinjale që koalicioni aktual nuk mund të mbijetojë më shumë se deri në qershor.

Në intervistë, Haradinaj flet edhe për protestat, Trepçën, por edhe për mundësinë që AAK dhe NISMA në zgjedhjet e ardhshme të bashkohen.

“Unë mendoj se duke iu afruar qershorit, do të arrihet një qartësi. Do të jemi më të qartë se çka do të ndodhë e që nënkupton që është reale me prit zgjedhje në qershor të këtij viti”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj shpjegon në detaje pse vendi mund të hyj shpejt në një proces të ri zgjedhor.

“Është një obligim i atyre që janë në qeverisje, me i krye obligimet që ata i kanë marrë edhe në raport me Gjykatën por po ashtu edhe me qytetarët e vendit dhe zhvillimin ekonomik dhe me tema tjera. Të gjitha këto tema në një farë mënyrë janë në konflikt dhe e vështirësojnë gjendjen në vend. Kur ua shton këtyre edhe kapacitetin menaxherial dhe mënyrën e menaxhimit të qeverisjes, kuptohet që më shumë dinamika shkon drejtë zgjedhjeve se çka do tjetër. Nuk besoj se do të presim shumë gjatë për me shku në zgjedhje”, është shprehur Haradinaj.

Kreut i AAK-së më tej ka thënë se Mustafa po tregon mangësi të mëdha menaxheriale si kryeministër, derisa shtoi se vet Mustafa ka insistuar të marr drejtimin e Qeverisë dhe sipas tij tash ai duhet të ballafaqohet me të gjitha situatat.

Haradinaj ka tërhequr vërejtjen se edhe çështja e Trepçës rrezikon të shkohet në dialog me Beogradin nëse menaxhohet dobët.

Lideri i AAK-së ka thënë se subjekti i tij do të mbështes protestat, pasi sipas tij ky reagim po tregon se vetëdija e qytetarëve po rritet.

Ai gjatë intervistë ka pranuar se gjasat janë të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme AAK dhe NISMA të bashkohen për të kërkuar votën e qytetarëve.

Më Shumë

Osmani: Më 24 mars të ’99-ës aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar aleancën veri-atlantike, NATO-n dhe ushtarët e saj për kontributin që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën. Sot në...

Nga 1 prilli nëse nuk e pastron baltën nga mjeti, gjoba do të jetë 1 mijë euro

Në fillim të prillit pritet të fuqizohet Ligji i ri për rregullat në trafik. Kështu, parashihen gjoba të ashpra ndaj shkelësve. Iniciuesit e këtij ligji...

Lajmet e Fundit