14.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Hasan Prishtina deklaronte: Shqiptarët e Kosovës të formojnë ushtri

Hasan Prishtina do të revoltohej keq ndaj ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlorës, i cili në qershorin e vitit 1909 në Parlamentin Osman do ta arsyetonte dhunën ndaj shqiptarëve dhe shtypjen e kryengritjes.

Do të reagonte edhe në parlament po nuk u ndal me kaq. Në gazetën “Tanin” të Stambollit do të botonte një artikull, me të cilin, siç shkruante, donte t’i bënte me dije “disa të vërteta që kanë të bëjnë me shqiptarët” duke trajtuar procesin e papërfunduar të reformave në Shqipëri dhe se ato nuk bëhen me “dyfekë e topa, porse vetëm me dije të përgjithshme, drejtësi dhe kulturë.”

Hasan Prishtina reagoi ashpër për mosnjohjen e kontributit të shqiptarëve në Parandorinë Osmane. Por mbi të gjitha ua bënte me dije që shqiptarët në Vilajetin e Kosovës mund të formojnë një ushtri. Ai iu përgjigj pinjollit të Vlorajve në lidhje “me shqiptarët malësorë të pacivilizuar”

Më Shumë

Inspektorati i Malishevës: Për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara gjobat nisin nga 200 euro

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka bërë të ditur se gjatë muajit prill është duke u zhvilluar aksioni i përgjithshëm për pastrimin...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit