9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hasani e Kuçi, mercenarë politikë dhe bllokues të drejtësisë

Intervistë me kreun e grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca
Protesta e opozitës do të jetë më masivja pas luftës

“Gjykata Kushtetuese, përmes manipulimit të së cilës krijohen realitete të reja, të padrejta, politike në Kosovë, dhe këtu ne simbolizojmë këtë kapje të Gjykatës Kushtetuese përmes figurës së Enver Hasanit, i cili është totalisht i dëgjueshëm ndaj pushtetit dhe i cili është një prej figurave kryesore që mundësoi këtë binom fatkeq politik të mazhorancës, PDK –LDK, dhe figura e dytë që faktikisht i ka kontribuuar kapjes së drejtësisë nga ana e Qeverisë është Hajredin Kuçi , ministri i Drejtësisë. Ne kërkojmë dorëheqjen e Enver Hasanit, si dhe shkarkimin e Hajredin Kuçit. Gjithashtu, ne jemi të interesuar që të ketë ndryshime dhe në televizionin publik, i cili ka shërbyer si një megafon në duart e Qeverisë”, thotë deputeti Glauk Konjufca

“Kosova Sot”: Kanë kaluar 15 vjet që kur në Kosovë u vendos liria nga pushtimi i Serbisë së Milosheviqit. Pra, pas qershorit të vitit 1999, në Kosovë u krijua një realitet i ri, sidomos pas vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë. Çfarë mund të ishte bërë më ndryshe dhe më mirë se gjatë kësaj kohe në Kosovë? Cili është bilanci i këtij rrugëtimi që ka bërë Kosova?

Glauk Konjufca: Natyrisht, nëse do të pyesnit secilin qytetar të Kosovës se a do të kishte menduar që edhe 15 vite pas çlirimit të shihte gjithë këto probleme në Kosovë, atëherë me siguri që nuk do ta kishte besuar një gjë të tillë në vitin 1999, kur u çlirua Kosova. Qytetarët mendoj që kanë pasur më shumë shpresë në vitin 1999 kur u hoqën forcat policore luftarake nga Kosova se sa që ka sot . Optimizmi i qytetarëve është më i paktë sot se sa ka qenë në vitin 2000, sepse pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, njerëzit mendonin se tashmë do ta gëzojnë lirinë, njerëzit mendonin se tashmë do t’i bashkojnë forcat dhe me ndërtimin e një shoqërie të mirëfilltë politike do të shënonin progres, zhvillim ekonomik, rregullim të Kosovës e kështu me radhë. Por, asnjëra prej këtyre që njerëzit kanë shpresuar nuk kanë ndodhur në të vërtetë. Kjo, për arsye se sot përballemi me varfërinë më të madhe në kontinentin e Evropës, me papunësinë më të madhe nga të gjitha shtetet, me një arsim të degraduar i cili po na pushton dhe sot e kësaj dite, me një shëndetësi e cila është në kolaps total, me korrupsion, i cili është kronik në çdo nivel institucional në Kosovë dhe me politikanë të cilët nuk i dinë kufijtë e pasurisë së tyre për shkak se kanë grumbulluar pasurinë dhe janë pasuruar në kurriz të popullit të varfër. Të gjitha këto të dhëna nuk janë të kënaqshme për popullin e Kosovës dhe si rrjedhojë e këtyre kemi një pesimizëm social, që nuk do mend se karakterizohet me një përpjekje masive të popullit të Kosovës për të ikur nga Atdheu i tyre. Në asnjë mënyrë një elitë politike nuk mund të mburret me udhëheqje të vendit të vet në momentin që para hundës së tyre qytetarët ikin nga shteti dhe kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e tjera..

Më Shumë

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Lajmet e Fundit