Gjykata Speciale po afrohet

Gjykata Speciale, e cila do të gjykojë pretendimet për krimet e supozuara të luftës të kryera nga pjesëtarët e UÇK’së, pritet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj.

Burime të Politiko.net thonë se aktualisht ky është plani kohor i institucioneve kosovare, i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, përveç nëse do të detyrohet të ndryshojë nga ndonjë zhvillim.

Liderët e dy partive më të mëdha që qeverisin vendin, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, njësoj si dhe Presidentja Atifete Jahjaga, kanë ofruar mbështetjen e tyre të plotë për ngritjen e Gjykatës. Ata kanë pranuar se kjo nuk do të jetë një gjë e lehtë për t’u bërë, por se ky përkushtim është mënyra e vetme për ta hequr një re të zezë që qëndron mbi Kosovë prej se është publikuar Raporti i Këshillit të Europës më 2011.

Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, ndërkaq, janë shprehur kundër, duke e quajtur të padrejtë për Kosovën, ndërsa kanë vlerësuar se kështu cenohet edhe integriteti i autonomisë së sistemit të drejtësisë kosovare.

Por, siç pohojnë burime të Politiko.net, në javët në vazhdim presioni ndërkombëtar do të rritet ndjeshëm mbi liderët opozitarë, për ta dhënë votën tyre, në mënyrë që të shmanget Plani B – që është themelimi i Gjykatës Speciale nga Këshilli i Sigurimit të OKB’së. / Politiko.net

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit