“Hasi Jehon” përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e Festivalit Folklorik “Hasi Jehon” si aset i mbrojtur në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë trashëgimisë kulturore shpirtërore.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Festivali folklorik “Hasi Jehon” është institucion unik i ruajtjes, prezantimit, bartjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të shqiptarëve. Andaj ky festival ka shërbyer dhe vazhdon të shërbej si shkollë edukative për ruajtjen, bartjen dhe promovimin e trashëgimisië kulturore shpirtërore tek gjeneratat e reja.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

Festivali Folklorik “Hasi Jehon” është themeluar në shtator të vitit 1976 nga SHKA “Malësori” dhe rinia e fshatit Gjonaj të Hasit. Ky festival ka filluar veprimtarinë me individ dhe grupe të vogla të fshatit Gjonaj dhe fshatrave përreth, për të marrë më pas karakterin e një festivali mbarë kombëtar në të cilin debutojnë dhjetra ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi por edhe vise të tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët.

Përgaditja e dosjes për aplikim dhe dërgimi për procedurë në Komisionin Profesional Shqyrtues, është bërë me iniciativë nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit