7.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Haskuka akuzon Qeverinë: Është joserioze që nga mediat të informohemi për masat kundër COVID-19

Kryetari i Prizrenti, Mytaher Haskuka ka kritikuar qeverinë për mosinformim të komunave për vendimet lidhur me COVID-19.

Haskuka ka thënë se është shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19.

“Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email. Kërkohet nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!”, ka shkruar Haskuka.

Postimi i plotë:

Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërrimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email.

Kërkohët nga komunat të impelmentojnë masat e ne nuk jemi të informuar drejtpërdrejtë për masat e ndërmara!

Nga një vend që ishim shembull se si luftohet pandemia, tani në listën e zezë kampion me numrin e rasteve reja me virus.

Dje Kina me 1,4 miliard banor 68 raste të reja dhe 0 vdekje, Kosova me 1,8milion banor 276 raste të reja, 8 viktima. Po të kishim me shumë teste athua sa raste të reja do të kishim.

Më Shumë

Liria merr një pikë në Drenas, barazon pa gola me Feronikelin ’74

Liria e Prizrenit ka marrë një pikë në transfertë, pasi barazoi 0:0 ndaj Feronikelit '74 në ndeshjen e zhvilluar në Drenas. Skuadra prizrenase u përball...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit