15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Haskuka: Dëshmorët janë më meritorët që ne frymojmë lirshëm

Me homazhe në varrezat ku prehen të qetë të rënët për Liri në Landovicë, kanë filluar aktivitetet për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Nëna e dëshmorit, Halil Gashi, Hanifja, tha se në këtë Ditë e kujton me dhimbje por edhe krenari birin e saj të shtrenjtë që ia fali lirisë së Kosovës.

Pjesë e shënimit të Ditës së Dëshmorëve duke nderuar dëshmorët në Landovicë, ishin familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, qytetarë dhe zyrtarë të lartë komunal

Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, andaj përkujtimi ndaj tyre asnjëherë nuk duhet të mungojë. Në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, i cili në mes tjerash , tha se sot po përkujtojmë të gjithë dëshmorët e komunës së Prizrenit në rrethana të pazakonshme si pasojë e pandemisë, për sakrificën e tyre sublime në shërbim të lirisë së vendit tonë.

Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoret e heronjve të Kosovës ,Ismajl Kryeziu, Pal Paluca, Xhevat Berisha,Remzi Ademaj,Ismet Jashari – Kumanova dhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit./TV Prizreni/

ME HOMAZHE NË LANDOVICË, FILLUAN AKTIVITETET PËR SHËNIMIN E DITËS SË DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË PRIZRENIT

ME HOMAZHE NË LANDOVICË, FILLUAN AKTIVITETET PËR SHËNIMIN E DITËS SË DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË PRIZRENITMe homazhe në varrezat ku prehen të qetë të rënët për Liri në Landovicë, kanë filluar aktivitetet për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të komunës së Prizrenit. Nëna e dëshmorit, Halil Gashi, Hanifja, tha se në këtë Ditë e kujton me dhimbje por edhe krenari birin e saj të shtrenjtë që ia fali lirisë së Kosovës. Pjesë e shënimit të Ditës së Dëshmorëve duke nderuar dëshmorët në Landovicë, ishin familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, qytetarë dhe zyrtarë të lartë komunal . Kreu i komunës, Mytaher Haskuka, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, andaj përkujtimi ndaj tyre asnjëherë nuk duhet të mungojë. Në emër të organizatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, i cili në mes tjerash , tha se sot po përkujtojmë të gjithë dëshmorët e komunës së Prizrenit në rrethana të pazakonshme si pasojë e pandemisë, për sakrificën e tyre sublime në shërbim të lirisë së vendit tonë. Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoret e heronjve të Kosovës ,Ismajl Kryeziu, Pal Paluca, Xhevat Berisha,Remzi Ademaj,Ismet Jashari – Kumanova dhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Dienstag, 15. September 2020

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit