20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Haskuka emëron 5 drejtorë të komunës, njërin drejtor e bën nënkryetar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se pas ndryshimeve brenda qeverisjes lokale, ka përcaktuar shumicën e drejtorëve të rinj.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Haskuka ka vënë në krye të drejtorive tri gra, ndërsa në total pesë gra udhëheqin drejtori nga gjithsej 13 sa janë në Komunën e Prizrenit.

Në krye të Drejtorisë së Shëndetësisë, në vend të Visar Shehur, është vendosur Narqize Arënliu Hoxhaj, në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Osman Krasniqi, në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilija Redzepi, në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi dhe në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Leonora Çerreti.

Ish- drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu tani është në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit.

Njoftimi i plotë i Haskukës:

Të dashur qytetarë,

Pas ndryshimeve brenda qeverisjes lokale, dua t’ju njoftoj se tanimë kam përcaktuar shumicën prej drejtorëve të rinj të drejtorive komunale.

Punën e suksesshme të deritanishme për administratë dhe shërbime efikase, shëndetësi funksionale, regjenerim urban, arsim cilësor, zhvillim të bujqësisë, mbrojtje të trashëgimisë kulturore, zhvillim të turizmit dhe të ekonomisë do të vazhdojmë me:

Nënkryetarin e Komunës, z. Visar Shehu,
Drejtoreshën e Shëndetësisë, znj. Narqize Arënliu Hoxhaj,
Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Agron Limani,
Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Osman Krasniqi,
Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Emilija Redzepi,
Drejtorin e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Beni Kizolli,
Drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Islam Thaqi dhe
Drejtoreshën e Ekonomisë dhe Financave, znj. Leonora Çerreti.

Drejtorët e rinj janë përcaktuar në bazë të eksperiencës dhe kontributit të deritanishëm në fushat e tyre profesionale, si dhe dedikimit të tyre në përmbushjen e objektivave dhe zotimeve tona qeverisëse.

Falënderoj të gjithë drejtorët e rinj për pranimin e detyrave, që do të kërkojnë shumë angazhim dhe përkushtim.

Së bashku, me punë edhe më të mira, do të kalojmë përtej zotimeve!

Më Shumë

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit