14.6 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Haskuka, i pikëlluar

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është pikëlluar nga humbja tragjike të Artan Venharit.

“Ahh bre Artan…,sot na pikëllove zemrat, nuk po muj me besu që na la aq shpejtë e ike në përjetësi. Na la pa e festu fitoren…”, shkruan Haskuka në rrejtin social “Facebook”.

“Kosova ka pas nevojë për ty, punëtor, etik, i përkushtuar, i guximshëm… pak janë si ti, që jetojnë me zemër… dhimbje e thellë miku im, do të jesh gjithmonë në zemrat tona, i shkëlqyer. Me fat që të njoha, me fat që ishim shokë”.

“I lehtë qoftë dheu I Kosovës të cilën e deshte aq shumë!

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe gjithë miqve, Zoti ju dhaftë fuqinë që ta përballoni dhimbjen!”.

Artan Venhari vdiq në aksidentin tragjik me paragllajd në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Vdes papritur një 48-vjeçar gjatë një ceremonie varrimi në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është hapur në Prizren, pasi një burrë ka ndërruar jetë papritur gjatë një ceremonie varrimi. Siç mëson Sinjali, ngjarja...

Lajmet e Fundit