19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Haskuka: Korisha shpejt mund të dalë nga karantina

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se masat e ndërmarra nga Qeveria lidhur me situatën e Koronavirusit po zbatohen në këtë qytet.

Ai ka thënë se edhe vet si institucion po veprojnë bashkë me inspektoratin, por edhe po ndihmojnë nevojtarët.

“Jemi munduar që t’u dalim në ndihmë familjeve. Te masat e parandalimit puna më e madhe ka rënë te Policia e Kosovës dhe inspektorati komunal. Dje ka pasë 11 dënime ndaj operatorëve ekonomik që kanë operuar përkundër asaj që e kanë të ndaluar të punojnë në këtë kohë pandemie”.

“ 1300 pako ushqimore dhe higjenike kemi shpërndarë deri tash. Kemi krijuar një ueb për senzibilim të qytetarëve – ndihmë psikologjike, ku ka një numër vullnetarësh që po ofrojnë shërbime psikologjike. Janë dezinfektuar të gjitha objektet publike dhe tash nuk po ka nevojë sepse nëpër to nuk po ka lëvizje”.

Haskuka në Sytë 7 ka thënë se fshati Korishë i kësaj komune shpejt mund të dalë nga izolimi.

“Korisha është një fshat i madh me 5-6 mijë banorë – ka markete, barnatore, furnizime dhe nuk ka pasë problem. Familjet që kanë pasë nevojë për ndihma ushqimore i kemi ndihmuar. Shpejt Korisha mund të dalë nga karantina”.

“Skobisha është tjetër fshat, karantinë brenda karantinës. Aty është fshat i vogël s’ka markete dhe kemi kërkuar nga kryetari i fshatit që të krijojë grup emergjent që të listojë kërkesat e fshatarëve”.

Më Shumë

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Muhamed Krasniqi i bashkohet Drinit të Bardhë

Drini i Bardhë ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, mbrojtësin Muhamed Krasniqi. Lojtari me përvojë nga Prizreni ka qenë më parë pjesë e...

Lajmet e Fundit