Haskuka: Na ka marrë malli t’i dëgjojmë zërat e nxënësve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka uruar nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Ai, kërkon nga ata që t’i respektojnë masat kundër pandemisë.

“E di se ju ka marrë malli për shkolla, por dhe neve na ka marrë malli që t’ju dëgjojmë zërat nëpër oborret dhe klasat shkollore”, shkruan Haskuka, transmeton PrizrenPress.

“Duke uruar një fillim të mbarë të vitit shkollor, ju ftoj që t’i respektoni masat e institucioneve shëndetësore kundër pandemisë, ngase vetëm në këtë mënyrë mund ta mbrojmë vetveten, familjen dhe shoqërinë”.

Haskuka tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në Prizren./PrizrenPress/.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit