Reagon Kryetari i LDK-së: Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta e jo liderët e tri partive

Isa Mustafa, lider i LDK’së, ka thënë se janë të papranueshme deklarimet e Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, sa i përket përgjegjësive të Kryeministrit në dialogun me Serbinë. Ka thënë se liderët e tri partive në Qeveri nuk i japin udhëzime Avdullah Hotit por i jep Kushtetuta. |

“Tezat, që po i proklamon Ministri i Drejtësisë, se Kryeministri do të jetë i pavarur në punët e tij të brendshme, kurse në punët e jashtme do të udhëzohet nga tre liderët politik, për mua janë ndërhyrje në përgjegjësitë kushtetuese të Kryeministrit dhe qeverisë, prandaj edhe të papranueshme”, ka shkruar Mustafa në një reagim në Fb.

“Duhet te sqarohem lidhur me disa deklarata që po ipen rreth dialogut dhe rolit tim dhe të liderëve tjerë të koalicionit qeverisës.  Unë, si Kryetar i LDK-së nuk i jap udhëzime Kryeministrit Hoti. Unë konsultohem me Kryeministrin dhe partnerët e koalicionit për dialogun dhe për çështjet e tjera programore. Kërkoj dhe do të kërkoj të implementohet Programi  qeverisës, kurse dialogu të zhvillohet në suaza të parimeve për të cilat jemi pajtuar”, ka shtuar ai.

Mustafa ka thënë se preferon konsultime të rregullta dhe përmbajtjesore me partnerët e koalicionit dhe Kryeministrin.

“Por, edhe ta respektojmë Kryeministrit dhe ti besojme që ai ta kryej detyrën e tij. Kryeministrin e udhëzon Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës; Qeveria dhe Kryeministri i përgjigjen Kuvendit të Kosovës”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit