Haskuka ndan 10 mijë euro për manifestimin “ Java e Remzi Ademaj- Shtigjeve të Lirisë”

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka miratuar e propozimin e Drejtorisë së Arsimit, për manifestimin “Java e Remzi Ademaj –Shtigjeve të Lirisë”.

Për organizimin e këtij manifestimi janë ndarë 10 mijë euro, shkruan “PrizrenPress”.

“Manifestimi organizohet në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit, si në gara mësime, sport dhe aktivitet të tjera”, thuhet në vendimin e Haskukës.

Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoria e Ekonomisë dhe e Financave obligohen të zbatojnë këtë vendim nga data e nënshkrimit/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit