Haskuka: Nuk i shkarkova drejtorët e shkollave, atyre u skadoi kontrata

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka mohuar se ka shkarkuar drejtorë e zëvendësdrejtorë të shkollave.

Ai tha se në disa shkolla drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve u ka skaduar kontrata.

“ Ata e kanë përfunduar mandatin sipas kontratës që e kanë pasur. Në disa shkolla kam caktuar ushtrues të detyrës, kurse në disa jo. Kjo është kompetencë e imja dhe e kam shfrytëzuar këtë të drejt”, tha Haskuka në seancën e Kuvendit të Prizrenit, shkruan “PrizrenPress” .

Haskuka tha se gjatë tri viteve arsimi në Prizren ka ndryshuar për së miri.

Sipas tij, gjatë këtyre viteve, Komuna e Prizrenit ka investuar shumë në arsim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit