7.8 C
Prizren
E diel, 17 Tetor, 2021

Haskuka nuk startoi në dy zotime

122 projekte që u premtuan nga kryetarët aktual të komunave mbetën të pa realizuara. Për to sipas raportit të monitorimit të Institutit GAP, as nuk u nisë puna.  Prishtina kryeson me zotime të cilat u lanë pas dore, me 21 sosh.

Në mandatin e tij të dytë, Shpend Ahmeti, nuk arriti të ofroj kartelat “Prishtina Card” për pagesa në shëndetësi, administratë e parking, nuk u formua Oda Ekonomike e Bizneseve të kryeqytetit, nuk u funksionalizua Galeria, e as nuk u ndërtua teatri, njësoj sic dritën se pa as Spitali i Prishtinës me disa premtime tjera.

19  projekte nuk i gëzoi as Vitia, meqenëse ato nuk u nisën, ani pse Sokol Haliti ishte zotuar në zgjedhjet e 2017-tës.

Më pak kohë se ky pati, Shpejtim Bulliqi në Podujevë, që nuk i mbushi as 1 vjet mandat pasi mori postin në zgjedhje të jashtëzakonshme, andaj për 19 premtime nuk nisën fare implementimin.

Por mandati i plotë nuk i doli, Ardian Gjinit, që të nisë punën në 17 projekte. Gjakova nuk u bë me parking nëntokësor afër gjimnazit, e as me shesh për këmbësorë në rrugën Beqir Kastrati, por nuk u vendosën as kamerat në të gjitha shkollat, njejtë si edhe themelimi i inkubatorëve të biznesit e një mori premtimesh tjera, raporton KK.

Një shifrore premtimet për të cilat su punua fare i kanë komunat tjera.

Në Fushë Kosovë, Burim Berisha, la pas dore 7 premtime, duke mos hapur kuzhina në shkolla për ushqimin e nxënësve, e as pa ndërtuar parkun e biznesit në Sllatinë të Madhe, e ndër tjera edhe lidhja e komunës me sistemin e kogjenerimit.

Aq sa bashkëpartiaku i tij, zotimet nuk i nisi as Imri Ahmeti në Lipjan ku nuk u projektua ngrohtorja qendrore e qytetit, e as s’u bë mësimi gjithëditor, e pa realizim mbetën edhe disa premtime për fshatra.

7-shi i pa arritshëm ishte edhe për Zenun Elezajn, e Klinës.

E Juniku mbeti ma çerdhe e pa stadium  si edhe lagjet pa parqe, që ishin disa nga 5 premtimet realizimin e të cilave nuk e nisi Agron Kuci.

Behar Rakaj, kandidati i LDK-së për kuvendar të Prizrenit

Prizreni, Peja, Mitrovica e Gjilani që janë prej 4 komunave më të mdha në vend, kanë vetëm nga 2 zotime puna për të cilat nuk startoi. E njësoj qëndron edhe Kamenica, Malisheva, Decani  E Vushtrria.

Nga 1 premtim i mbeti Ferizajt, Drenasit, Obiliqit, e Suharekës.

Ndërkaq implementimin e të gjitha premtimeve të bëra në fushatë e nisën kryetarët e Dragashit, Hanit të Elezit, Istogut, Kacanikut, Rahovecit e Shtimes.

Ndërkaq që për Bekim Jasharin nuk ka pasur premtime të listuara për tu monitoruar.

Të dhëna për realizimin e zotimeve nuk ka as për komunat me shumicë serbe.

/Klan Kosova/

Më Shumë

Nuk i shihni kurrë në publik, këta janë katër fëmijët e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan është presidenti i 12-të i Turqisë. Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit për shumë vite me radhë. Por, jashtë gjithë kësaj,...

Berisha në tubimin përmbyllës: Të gjithë qytetarët janë mishëruar me projektin ‘Shpresë për Prizren’

NISMA Socialdemokrate - Dega në Prizren, në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka përmbyllur fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kandidati për...

Anton Quni fton qytetarët që ta votojnë Afërdita Morina-Biffar

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka ftuar qytetarët që më 17 tetor të votojnë për kuvendare kandidaten, Afërdita Morina-Biffar. Sipas tij,...

Prizren/ Aktakuzë për kontrabandim me migrantë

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.R, dhe Sh.B., të cilët gjenden në paraburgim nga data 20.09.2021,...

Nxënësja nga Suhareka e pranon që e ngacmoi profesorin, kjo është deklarata e saj në gjykatë

E akuzuara A.A ka pranuar se e ka ngacmuar profesorin e saj, B.B, duke i shkuar edhe në shtëpi e duke i kërkuar lidhje...

Asnjë i vdekur dhe 20 raste të reja me Covid

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje nga Covidi. Kjo ministri, ka bërë me...

Ylli fiton bindshëm ndaj Dritës

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 , në kuadër të javës së pestë të Art...

Nesër protestojnë gjahtarët e Prizrenit

Shoqata e gjahtarëve “Sharri” në Prizren do të organizojë nesër një protestë para shtëpisë së bardhë, selisë qendrore të kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka,...

Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional

Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll...

Përkujtohen 15 maturantët e Malishevës që humbën jetën në tragjedinë e Fushë Arrëzit

Sot, me homazhe dhe nderime, në “Lëndinën e lotëve” në Malishevë, ku edhe janë të varrosur 15 maturantët e gjimnazit të Malishevës, të cilët...

Elezi: KQZ po shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna, gjithçka po shkon sipas planifikimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër komuna. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, tha...

Vlora Çitaku në Prizren, kërkon mbështetjen e qytetarëve për Shaqir Totajn

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, deputetja e PDK-së Blerta Deliu – Kodra, Luljeta Veselaj – Guta, anëtare të kryesisë qëndrore të PDK-së të shoqëruara nga bashkëshortja...

Publikohet sondazhi i radhës për Prizrenin

“Alternativa”, ka publikuar sondazhin për Prizrenin. Mostra është bazuar në përgjigjet e 1052 respondentëve, ndërsa është stratifikuar dy herë, për të nxjerr një rezultat...

Bali Muharremaj: Shëndetësia në Suharekë, si në Francë

Në pjesë e dytë të emisionit ‘’Prime Time’’ në Kanal 10 i ftuar është kryetari aktual i komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Muharremaj ka krahasuar...

KQZ pranon mbi 5 600 pako me fletëvotime nga jashtë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë kanë thënë të shtunën se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale,...

Në fundjavë nuk punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë

Në fundjavë nuk do të punohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë. Burime nga Ministria e Shëndetësisë për Klan Kosova kanë thënë se janë përmbushur...

Lajmet e Fundit