12.1 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Haskuka shpreh ngushëllime për vrasjen e policit në Zhur të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se me shqetësim të thellë e ka marrë lajmin se një zyrtar policor ka humbur jetën në detyrë dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë një operacioni të policisë në Zhur të Prizrenit.

Haskuka përmes një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vrarë dhe uroi që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.

Postimi i plotë:

Me shqetësim të thellë u informova nga komandanti rajonal i Policisë që gjatë një operacioni të policisë në Zhur, një zyrtar policor ka humbur jetën në detyrë dhe dy të tjerë janë lënduar.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve dhe Policisë së Kosovës për kolegun e rënë në detyrë, lutem për shërim të shpejtë të policëve të lënduar.

Më Shumë

Sot derbi në Suharekë: Ylli përballet me Trepçën

Derbi i xhiros së 25-të në elitën e basketbollit kosovar zhvillohet sot në Suharekë, ku Golden Eagle Ylli përballet me liderin Trepça në palestrën “13...

Subvencionet e papranuara për energji për dhjetor e janar merren nga nesër

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se, duke filluar nga dita e nesërme, qytetarët që nuk kanë përfituar subvencionet...

Lajmet e Fundit