8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka takohet me përfaqësuesit e Ambasadës së Suedisë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën ka pritur në vizitë një delegacion të përfaqësuesve të ambasadës së Suedisë në vendin tonë. Pas takimit me delegacionin e ambasadës suedeze që kryesohej nga , Anders Volter, në daljen e përbashkët para medieve, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se gjatë bashkëbisedimit me mysafirët kemi shprehur gatishmëri të dyanshme për bashkëpunim, dhe në të njëjtën kohë duke bartur përvoja nga shteti mik i Suedisë në menaxhimin dhe riciklimin e mbeturinave, efiçiencën e energjisë dhe rregullimin e trafikut urban.

Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit të ambasadës suedeze, Anders Volter, tha se shteti i tij është në mesin e 5 vendeve të Botës, të cilat më së shumti e mbështesin Kosovën përmes projekteve të ndryshme që implementohen nga organizata “Olaf Palme foundations”. Ne jemi shumë të interesuar që rreth 10 milionë të parapara nga qeveria suedeze për t’i dhuruar Kosovës për këtë vit, një pjesë e tyre të përdoren për fuqizimin e institucioneve dhe të shoqërisë civile në Prizren.”

Jemi këtu në vizitë për të vijuar mbështetjen e shtetit tonë për Kosovën, dhe jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë ngushtë edhe me drejtuesit e rinj të komunës së Prizrenit. Suedia është në listën e 5 shteteve të cilat më së shumti e përkrahin financiarisht Kosovën dhe e dyta në listë nga vendet e BE-së.

Vetëm për këtë vit, qeveria jonë ka ndarë rreth 10 milionë euro nga buxheti i saj që të realizoj projekte të rëndësishme në fuqizimin e institucioneve dhe të shoqërisë civile, dhe jemi të interesuar që një pjesë e këtyre mjeteve përmes organizatës sonë të mirënjohur “ Olaf Palme foundation”, të investohen në Prizren”, theksoi ai. Ndryshe, gjatë tre ditëve të para të javës, kryetari i Prizrenit Haskuka, është vizituar në rezidencën e tij përfaqësuesit më të lartë të ambasadave të Shqipërisë, Turqisë dhe Suedisë./TV Prizreni/

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit