13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Haskuka: Tani mbrojtja nga virusi varet nga disiplina jonë individuale

Në Komunën e Prizrenit sonte janë paraqitur edhe 7 raste të reja me coronavirus,

Kryetari Mytaher Haskuka thotë përmes një postimi në Facebook se tashmë mbrojtja nga virusi varet nga disiplina jonë individuale, transmeton PrizrenPress.

Ai bën thirrje të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Postimi i plotë i Haskukës:

Sipas IKSHPK-së sot në Kosovë janë konfirmuar 141 raste me SARS-CoV-2. Në komunën e Prizrenit kemi 7 raste të reja, sipas vendbanimit: 4 raste Prizren, 2 raste në Lubizhdë dhe 1 rast në Gërnçar.

Për fat të keq kjo është dita me numrin më të lartë të rasteve që prej fillimit të pandemisë në muajin mars, në nivel të Kosovës. Andaj ju lutem respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, mbani distancën fizike për së paku 2 metra, mbani maska dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Tani mbrojtja nga virusi varet nga diciplina jonë individuale, të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë!

Më Shumë

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 80-vjeçari të zhdukur në Rahovec

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga zona e Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit