Haskuka uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzohemi që këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kjo festë po na gjen duke u larguar nga situata pandemike, e duke u bashkuar me familjarë, miq e më të dashurit tanë, ku tanimë pranë nesh e kemi edhe mërgatën”, uron Haskuka.

Urimi i plotë

Të dashur qytetarë të besimit islam,
Në emër të bashkëpunëtorëve dhe në emrin tim personal, ju uroj festën e Kurban Bajramit.
Gëzohemi që këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, kjo festë po na gjen duke u larguar nga situata pandemike, e duke u bashkuar me familjarë, miq e më të dashurit tanë, ku tanimë pranë nesh e kemi edhe mërgatën.

Festa e Bajramit, si çdo herë tjetër, na përkujton se duhet të jemi falënderues për të gjitha mirësitë dhe begatitë që i kemi, por edhe që duhet të jemi bujarë e solidarë me të tjerët, dhe të jemi pranë atyre që kanë nevojë.

Jam krenar me qytetin dhe qytetarët e Prizrenit, për tolerancën, respektin dhe mirëkuptimin që kanë ndaj njëri tjetrit, duke e bërë qytetin tonë si një ndër shembujt më emblematikë të bashkëjetesës në rajon e më gjerë.

Le ta vazhdojmë këtë përkushtim, devotshmëri dhe dashuri e ta respektojmë njëri tjetrin, sepse vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë.

Me fat Kurban Bajrami!
Kurban Bayram?n?z mübarek olsun!
Bajram Šerif Mubarek olsun!
Bahtalo Kurban Bajramo!

 

Më Shumë

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Lajmet e Fundit