14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Haskuka i VV-së: Do t’i ndërtojmë katër çerdhe publike (Video)

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Mytaher Haskuka, ka theksuar se ka shumë probleme nëpër shkollat e Prizrenit, sepse ka mungesë të sallave të sportit dhe laboratorëve nëpër shkolla.

Ai në emisionin “Debat D”, ka thënë se në arsim problemi është se kemi shumë fëmijë të cilët nuk kanë qasje në laboratore të kimisë, biologjisë, fizikës dhe instrumenteve muzikore.

“Ne planifikojmë t’i ndërtojmë katër çerdhe publike, të cilat nuk ekzistojnë në qytetin tonë. Kemi vetëm çerdhe private, kostoja e së cilës shkon 80 ose 90 euro për një fëmijë gjatë muajit. Këto do të ndërtohen në partneritet me komunitetin, gjë e cila do të ngriste cilësinë në arsim, sepse qasja në shkollë direkt pa kaluar nëpër çerdhe, shkakton probleme më të mëdha në shkollim”, ka shtuar Haskuka. /Telegrafi/

Më Shumë

Abdixhiku në Dragash: I lumtur me pritjen qytetare, lidhja po bëhet e popullit siç ka qenë e destinuar gjithëherë

Një tjetër postim e ka bërë lidhur me vizitën e tij në Dragash, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili është pritë nga kryetari...

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Lajmet e Fundit