10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Haskuka:Zhuri dhe Hoça e Qytetit gati për fitoren e 14 nëntorit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar votuesit në fshatin Zhur dhe në Hoçë të Qytetit.

Haskuka në këto dy takime është shoqëruar  nga deputetët, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj, takuam banorët e Zhurit dhe Hoçës së Qytetit!

Falënderuam banorët e këtyre fshatrave për mbështjetjen e madhe që na kanë dhënë në raundin e parë më 17 tetor dhe theksuam se është nevojë jetike për Prizrenin të përkrahet programi ynë politik për katër vitet e ardhshme.

Përmendëm projektet që i kemi përfunduar në këto dy fshatra gjatë katërvjeçarit të parë dhe diskutuam për projektet e reja, të cilat do t’i realizojmë gjatë mandatit të dytë.

Po ashtu u zotuam se do të vazhdojmë edhe më shumë të jemi afër banorëve të këtyre fshatrave.
Si qeverisje përherë kemi qenë afër qytetarëve dhe gjithmonë i kemi dëgjuar hallet e tyre. Ndërsa qytetarët edhe këtë herë na kanë neve adresë të vetme për zgjidhjen e kërkesave dhe nevojave të tyre! Andaj, në këtë drejtim ne dhe qytetarët e Prizrenit, jemi në Bashkë Qeverisje.

Më Shumë

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Besa fiton në Prizren

FC Besa Peja arriti një fitore të rëndësishme 3–0 ndaj FC Prizreni në javën e 22-të të Ligës së Parë të Kosovës. Me këtë triumf,...

Lajmet e Fundit