Hatim Baxhaku pranon postin e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku ka pranuar të marrë postin e nënkryetarit të Komunës, nëse finalizohet koalicioni me Vetëvendosjen.

Ndonëse fillimisht e kishe refuzuar, ai ka thënë se këtë post do të pranojë për shkak kërkesave të anëtarëve e simpatizantëve të LDK-së.
Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tha se Baxhaku ka marrë mbështetje për të marrë këtë post edhe nga anëtarët e Kryesisë së Degës.

Është pajtueshmëri e përgjithshëm e LDK-së por edhe e VV-së që Hatim Baxhaku të jetë nënkryetar i Komunës”, tha Avdyli, shkruan PrizrenPress.

Hatim Baxhaku, ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Pas humbjes së garës, ai publikisht ka dalur në mbështetje të kandidatit të VV-së, Mytaher Haskuka. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit