Kane: Jam i lumtur në Tottenham

Harry Kane ka thënë se është i lumtur në Londër, ku skuadra e Tottenhamit është një skuadër për të fituar trofe.

Sulmuesi anglez i TottenhamHotspur, Harry Kane është dëshira kryesore e Real Madridit për sezonin e ardhshëm, pasi po hasin shumë vështirësi në fazën ofensive.

Por, anglezi thotë se nuk po mendon largimin, përderisa skuadra e tij lufton për tituj.

“Për sa kohë Tottenham fiton tituj, unë jam i lumtur këtu. Ne duam të fillojmë të fitojmë tituj dhe ky është qëllimi ynë”, ka thënë Kane, shkruan Albeu.

Ai po ashtu tha se nuk është në bisedime me Tottenhamin për vazhdimin e kontratës dhe përmirësimin e kushteve.

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit