23.6 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Haxhi Avdyli kritikon politikat e Ramadan Mujës për mërgimtarët

Kryetari e LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka kritikuar politikat e Qeverisë “Muja” ndaj diasporës.

“Sot kemi, një Komunë që nuk ka një politikë, një plan as strategji konkrete për integrimin e tyre dhe perafrimin e tyre me vendlindjen”, ka shkruan Avdyli.

Ai ka thënë se kjo qeverisje në krye me Ramadan Mujën që ka shumë shqetësime tjera para se të mendojë për mërgimtarët, e dijnë gjendjen “kome” që ka qyteti i Prizrenit.

Shkrimi i plotë i Avdylit në Facebook:

Në shumicën e qyteteve të Kosovës, gjatë muajit Korrik e Gusht, me iniciativën e Kryetarve të Komunave gjithandej nëpër Kosovë, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme, siç ishin: “Java e mërgimtarëve” e të tjera evenimente të ngjashme si shenjë e respektit dhe mirënjohjes ndaj punës dhe kontributit të mergimtareve. Ishin mërgimtarët, vellezerit dhe motrat tona të cilët në të kaluarën që me mundin e tyre, me sakrificën si materiale e fizike, me vuajtjet nga më të ndryshmet e ngritën sistemin e mbijetesës dhe të rezistencës për Familjet e Tyre, në vitet kur regjimi i atëhershëm serb e dëboi gjithë popullin nga vendi i tyre.

Por , a po bën mjaftueshem diaspor?n qeverisja jonë komunale më në krye kryetarin e komunës, që ata të ndihen mirë në qytetin e tyre, a po i lehtësohen punët atyre kur vijnë në pushime që ata të mos kalojnê orë të tëra para sporteleve, a ka ndonjë ditë apo javë zyrtare që i bëhet pritje dhe nderim mërgimtarëve në qytetin tonë, nga tashmë kryetari i dënuar nga Gjykata e Shkallës së I-rë, dhe në pritje të verdiktit të Gjykatës së Apelit.

Kjo qeverisje prizrenase, me një Kryetar Komune që ka shumë shqetësime tjera para se të mendoj për mërgimtarët, tashmë mbi 178 mijë banor prizrenas dhe më tepër se kaq e dijnë gjendjen “kome” që ka qyteti i Prizrenit, për shembullin e pashembulltë të faktit se disa drejtor, zyrtarë të lartë të Komunës janë të dënuar për keqqeverisje së bashku me Kryetarin e tyre, sigurisht së nuk gjejnë kohë për të mendu për ata që më së shumti ju gjetën Kosovës në ditët më të nevojshme.

Sot kemi:
– Një Komunë që i pret sa për sy e faqe mërgimtarët ndërsa i vjel cent më cent
– Një Komunë që nuk ka një politikë, një plan as strategji konkrete për integrimin e tyre dhe perafrimin e tyre me vendlindjen .
– Një Komunë që nuk e din saktë se sa mërgimtar i ka.
– Një Komunë që nuk ka asnjë politike të vetme favorizuese për të thithur investime si nga ana e mërgimtarëve biznismen por edhe investimeve të huaja.
– Një Komunë me një Administratë Komunale që thuajse punon njëjtë, me disa ndryshime “kozmetike” por që janë të pamjaftueshme për të mos I lodhur mërgimtarët nga pritjet dhe procedurat e tjera të panevojshme.
– Një Komunë që nuk ka një projekt të veçantë për mërgimtaret dhe fëmijët e tyre në promovimin e idesë se ata nuk janë të huaj, por janë njerëzit tanë.

Njohja nga afër dhe reale e potencialit të kësaj diaspore dëshmon se ajo ka edhe sfida, të cilat qyteti dhe vendi mund t’i ndihmoj në kapërcimin e tyre. Për këtë kërkohet që të ndryshojë përfytyrimi dhe koncepti “folklorik” apo “tradicional” që e shikonte mërgatën thjesht vetëm nga në këndin më të ngushtë ekonomik.

Na falni mërgimtarë nga shteti i Zvicrrës, Gjermanisë, Britanisë, Italisë e deri te Australia e largët, na falni që deri më tani kaq pak po bëjmë për Ju si institucione.

Na falni!

Më Shumë

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Zhduket një grua në Gjonaj të Hasit

Një grua është zhdukur në fshatin Gjonaj të Hasit. Rasti është raportuar në polici nga djali i saj. “Ankuesi, një shtetas kosovar, ka raportuar se nëna...

Lajmet e Fundit