Haxhi Avdyli lavdëron punën e Isa Mustafës

Me rastin e 26 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Prizren, është duke u mbajtur një manifestim ku të pranishëm janë edhe kryeministri dhe kryetari i partisë, Isa Mustafa dhe drejtues të tjerë të këtij subjekti, njofton Klan Kosova.

Fjalën i pari e ka mbajt, kryetari i degës Haxhi Avdyli i cili në fillim ka thënë se kanë nderin që në këtë përvjetor të kujtojnë veteranët e partisë ku dhe ka shprehur falënderimin ndaj tyre.

Ai ka thënë se puna e presidentit historik, Ibrahim Rugova e ka sjell Kosovën në këtë pozitë të mirë, por që ka thënë se ende ka punë për tu bërë.

Avdyli ka lavdëruar punën e Isa Mustafës në qeveri, ku ka thënë se ka arrit që ta zhduk korrupsionin, më tej ka thënë se Kosova është shumë afër anëtarësimin në BE-së pas hyrjes në fuqi të MSA-së.

Ai ka thënë se meritat e krijimit të LDK-së i ka Presidenti Rugova, kurse rrugën e tij duhet ta vazhdojë Mustafa. Ai tha se LDK nëpër tërë Kosovën është duke u rritur.

Më Shumë

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Lajmet e Fundit