6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Haxhi Avdyli shkel heshtjen zgjedhore

Kandidati për deputet nga radhët e listës së Lëvizjes Vetëvendosje si pjesë e iniciativës së Vjosa Osmanit, Haxhi Avdyli, ka thyer sot heshtjen zgjedhore.

Avdyli në profilin e tij në ‘facebook’ ka publikuar një status brenda të cilit ka përfshirë dy fjalët e sloganit të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Express.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet të Republikës së Kosovës një gjë e tillë është e ndaluar dhe e dënueshme me gjobë siç e ka përcaktuar PZAP.

“38.1 Shkelja e njërit nga këto nene të Kodit të Sjelljes të paraqitur në këtë Kapitull, në rastet kur këtoshkelje nuk kanë ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, konsiderohet shkelje administrative dhe e dënueshme me gjobë sikurse është përcaktuar nga KZAP-i.

38.2 Shuma e gjobës përcaktohet në bazë të nenit 146 të këtij ligji.

38.3 Shkeljet e Kodit të Sjelljes të përcaktuara nga KZAP-i të cilat kanë tentuar të ndikojnë rezultatet e zgjedhjeve paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në Ligjin për Zgjedhje./GazetaExpress/

Më Shumë

Nafta 1.74 € e benzina 1.42 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

1.74 euro do të shitet sot nafta në Kosovë, ndërsa benzina 1.42 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara...

Prizreni pret duelin e gjashtë të serisë finale: Bashkimi – Peja 03

Finalet e “Play-off”-it në Superligën e Kosovës për femra po vazhdojnë të dhurojnë emocione të mëdha, teksa seria me Bashkimit dhe Pejës 03 ka...

Lajmet e Fundit