Haxhiu: Kryeministër, shkarkoje Rrahmanin

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që ta shkarkojë Imet Rrahmanin nga detyra e ministrit të Shëndetësisë.

“Kryeministër, shkarkoje Imet Rrahmanin. Kosova ka potencial, ka kuadro brenda partnerëve të koalicionit dhe jashtë saj për ta përmirësuar gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Ju nuk do të duhej të ishit atak i sulmeve jo etike për shkak të gjendjes shëndetësore të vëllait tuaj, sepse përgjegjës për gjendjen e rëndë në shëndetësi është ministri aktual dhe ata paraprak. Kryeministër, ju do bëheni përgjegjës nëse nuk e ndërroni ministrin e shëndetësisë, sepse ju e keni përcaktuar shëndetësinë një nga prioritete e qeverisjes suaj. Keni premtuar reforma për ta përmirësuar gjendjen në shëndetësi, ndërsa Imet Rrahmani vetëm sa e ka rënduar atë. Andaj, shkarkoje”, ka shkruar Haxhiu në profilin e tij në Facebook. /Epoka e Re/

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit