Haxhiu për rastin Dehari: Po hetohet nëse kamerat e sigurisë janë marrë me urdhër të Dhurata Hoxhës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë një pyetje nga deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në lidhje me epilogun e çështjes Dehari.

Haxhiu ka thënë se rasti Dehari po trajtohet nga prokuroria Speciale. Ajo tutje ka shtuar se po hetohet nëse kamerat e siguria janë marrë me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha.

“Rasti Dehari është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale. Kam urdhëruar një inspektim se cilat kanë që përgjegjësitë e personave përgjegjës atë ditë. Kam treguar për gjetjet ne raportin e inspektimit. Gjetja kryesore është që kamerat janë marrë para policisë, dhe kjo është e paprecedentë. Pyetja është se kush i ka marrë kamerat e sigurisë dhe a janë marrë ato me urdhër të ish-ministres Dhuarat Hoxha” deklaroi ministrja Hoxha.

Më Shumë

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit