Hearn: Joshua do t’i tregojë vendin Furyt në përballjen e shekullit

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, njëkohësisht menaxheri i boksierit, britanik Anthony Joshua, u shpreh se brenda qershorit do të zhvillohet dueli i unifikimit të titujve kampionë bote në peshën e rëndë.

Përballë Joshuas në këtë sfidë do të jetë i pamposhturi Tyson Fury, një përballje e madhe mes dy boksierëve britanikë që pritet me interes nga fansat në gjithë botën. Sipas Hearn, Joshua po stërvitet fort për këtë sfidë.

“Unë e njoh mirë Joshuan dhe ai mendon vetëm për këtë duel, për këtë sfidë ndaj Furyt. Ai po punon sipas një plani për ta mundur Furyn në këtë përballje dhe të bëhet kampion i padiskutueshëm i botës në peshën e rëndë. Kjo mund të jetë ndoshta sfida më e madhe e historisë së boksit”, ka thënë ai.

“E pëlqej shumë punën që Joshua është duke bërë, përpjekjet e tij për këtë sfidë, mënyra se si po përgatitet, fizikisht e psikologjikisht. Do të jetë një sfidë e madhe, pasi edhe Fury është një boksier fantastik. Jam i sigurt se edhe Tyson po stërvitet fort. Gjithsesi, mund t’ju konfirmoj se Joshua do t’i tregojë vendin Furyt në këtë përballje”, u shpreh Eddie Hearn.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

Totaj: Stadiumi i Lirisë do të bëhet me standarde të UEFA-s

Keyetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se janë në fazën përfundimtare procedurat për dhënien e lejes për rikonstruktimin e stadiumit në...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit