26.9 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

“Hije” largimi për Deschamps, mediat në Francë të bindura: Zizu gati të marrë drejtimin e kombëtares

Fitorja e “gjelave” ndaj Belgjikës 2-0 për Ligën e Kombeve duket se nuk i ka qetësuar gjërat mjaftueshëm. Vërshëllimat e tifozëve francezë dhe situata brenda grupit, janë treguesit më të qartë se situata tek transalpinët nuk është e duhura dhe për këtë përgjegjësh shikohet ai që është në krye të skuadrës, ose më saktë trajneri Didier Deschamps.

Mediat në Francë prej kohësh këmbëngulin se ditët e qëndrimit të tekikut Deschamps në krye të stolit të “gjelave” janë drejt fundit. Kjo edhe sepse Federata Franceze sipas tyre e ka gjetur pasuesin e tij. Ai është Zinedine Zidane. “Zizu” nuk stërvit një skuadër prej vitesh tashmë, që pasi drejtoi në mënyrë të suksesshme Realin e Madridit e ndoshta ka ardhur koha që atë ta shohim të drejtojë ekipin francez në Kupën e Botës. Për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit, shërbeu edhe deklarata e fundit e Zizu i cili hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar në Angli dhe theksoi se e dinte fare mirë se si shkohet drejt suksesit në drejtimin e një skuadre, një deklaratë kjo që mediat e përkthyen si “shigjetim” ndaj punës dhe rezultateve negative të kombëtares franceze kohët e fundit.

Dy ish shok skuadre tek Franca kampione Bote e 98’ që mund të bëjnë rrotacion në stolin e Francës. Por në krahun tjetër duket se edhe trajneri aktual Deschamps është duke menduar destinacionin e tij të rradhës.

Ancelotti tek Real Madrid duket se me shumë gjasa do të ketë vitin e tij të fundit në drejtimin e mbretërorëve, ndaj Deschamps shikohet si njeriu i duhur për ta pasuar. Edhe Bayern i Mynihut shikohet si një opsion i mundshëm për Deshcamps, kjo pasi bavarezët mund të kërkojnë t’i besojnë stolin një tekniku me eksperiencë e që ka fituar trofe të rëndësishëm, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Kryhen dy koronografitë e para në mënyrë të pavarur në Spitalin e Prizrenit

Një arritje e rëndësishme është shënuar në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku u kryen...

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Lajmet e Fundit