22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Historia e jashtëzakonshme e vëllezërve nga Kosova, që u shpallën kampionë bote në boks në të njëjtën natë

Vëllezërit e veçantë nga Kosova, Safet dhe Musa Avdimetaj, janë të vetmit të cilët janë shpallur kampionë bote në boks në të njëjtën mbrëmje.

Vëllezërit Avdimetaj janë shumë të afërt me njëri tjetrin. E veçanta e tyre është se te dy merren me boksin.

Safet dhe Musa Avdimetaj janë nga Deçani por që të dy jetojnë në Gjermani.

Atje njihen me emrat Toni dhe James Craft, mbiemër ky që i identifikon si boksierë në Gjermani.

Dyshja tregojnë pse kanë zgjedhur këtë profesion.

“I kam pasur tetë vjet kur e kam parë vëllain duke boksuar. Në ato kohë e kisha idol vëllain. Kërkova nga baba leje nëse edhe unë mund t’ia nisi me këtë profesion. Ai më tha provoje njëherë. Dita e parë që shkova isha shikues, ditën tjetër ja nisa edhe unë”, tregon Musa Avdimetaj për RTV Dukagjinin.

“Ja kam nisë kësaj pune kur i kam pasur 11 vjet. Nuk e harroj atë ditë kur baba më dërgoi të boksoj. Mendoi ai që për tri ditë bëhem si Klitchko. Por edhe tash pas 16 viteve ende njeriu qëllimin nuk e ka arritur.  Është shumë rrugë e gjatë”, deklaroi Safet Avdimetaj.

27 vjeçari Safet Avdimetaj bokson në peshat super të mesme, derisa 24 vjeçari Musa Avdimetaj bokson në peshat gjysmë të rënda.

“I kam 19 ndeshje deri më tani. Prej tyre 16 fitore, vetëm një humbje dhe dy barazime”, tregon Safeti.

Derisa Musa nga 20 ndeshje i ka 19 fitore dhe një barazim.

Në vitin 2016 dy vëllezërit shkruan historinë pasi u shpallën kampionë në të njëjtën natë në peshat përkatëse.

“Me 16 janar të vitit 2016 ishte mbrëmja jonë më e veçantë pasi u shpallëm kampionë në të njëjtën natë”.

Vëllezërit Avdimetaj kanë një mbështetës të madh afër vetes, e ai është Haxhi Krasniqi.

 

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

‘O do të flasësh, o do të vdesësh’- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit: Kapiteni dhe nëntogeri më torturonin

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan...

Lajmet e Fundit