19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Hodaj: Pushteti në ikje, po i keqpërdorë taksat për fushatë zgjedhore

Konferenca 10.10.2013LDK-ja në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Ramadan Muja për premtimet që po i jep gjatë fushatës si kandidat i PDK-së. Nënkryetari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se premtimet e Mujës po përsëriten nga viti 2007.

“Po vazhdon paturpësisht arroganca e pushtetit në ikje duke i keqpërdor mjetet e taksapaguesve të ndershëm të Prizrenit.

Premtimet boshe që përsëriten pothuajse të njëjta me ato të vitit 2007 në 2009,njëjtë vazhdohen edhe tani. Në Lugishtë të Hasit në Kobajë e ku do tjetër iu premtuan ujë atëherë ,ujë premtojnë tani, infrastrukturë moderne atëherë , ashtu edhe tash vazhdon i njëjti. Në Lugishtë të Hasit gjatë këtyre punimeve elektorale duke u tentuar të mashtrohet kinse po punohet në infrastrukturë, “punë kryesi” elektoral ka dëmtuar edhe kanalizimin e ujërave të zeza”, tha Hodaj

Sipas tij, ky nuk është rasti i vetëm i këtyre investimeve elektorale pa procedura tenderuese dhe zotim të mjeteve. “Kështu vazhdohet edhe sot me disa rrugë ku shtrohen me kupëza betoni në fshatrat Zojz, Landovicë, Muradem dhe në disa rrugë brenda qytetit .Të gjitha këto bëhen jashtë planifikimit buxhetor, në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik pa procedura tenderuese pa oferta konkurruese. Kjo është pafytyrësia e një pushteti në ikje i cili për shkelje të ligjit, për keqpërdorime të ngjashme vazhdon të ballafaqohet me organet e drejtësisë, edhe kjo le të jetë një provë ma shumë për këto organe”, tha Hodaj.

Ai iu ka bërë thirrje organeve kompetente, inspektoratit të punës, policisë së krimeve ekonomike, që rastet e tilla ti hulumtojnë dhe t’i procedojnë në prokurorinë e shtetit,

“Në këtë kohë fushate edhe keqpërdorimi flagrant i automjeteve të Komunë së Prizrenit për tubime elektorale është shqetësim në vete ku dihet se kjo administratë komunale vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, atëherë kur s’kemi qenë në kohë fushate, për karburante ka shpenzuar hiq më pak se 113 mijë euro kurse për kategorinë e ashtuquajtur të drekave zyrtare 46 mijë euro, kur sot jemi në kohë fushate dhe ku automjetet shfrytëzohen për këtë qëllim shfrytëzohen 24 orë, a thua sa do të jetë kjo faturë që do ta paguajnë qytetarët e varfër të Prizrenit,”, tha Hodaj/PrizrenPress.com/

.

Më Shumë

Lajmet e Fundit