Hoti: E marr bukën me vete – ende më duket vetja si student

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka thënë se e merr bukën nga shtëpia pasi që sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë njeri i darkave të shtrenjta.

Në emisionin Oxygen në Klan Kosova, ai në formë shakaje ka thënë se këtë e bën pasi që ende i duket vetja student.

“Po e marr bukën me vete, me duket hala si student vetja”.

“Po mundohemi tash ta kthejmë Kosovën në rrugë të mbarë – mos të duket kjo shumë revolucionare. Po mundohemi t’i bëjmë disa punë të mira dhe jo punë të këqija”.

“Jemi duke e bërë maksimumin dhe jam i bindur se do ta lëmë Kosovën më mirë sesa që e kemi gjetur”.

“Asnjëherë s’kam qenë i darkave – me buxhet timin nuk arrij t’i mbuloj ato darka. Dikush di ta bëjë inxhinierinë financiare- unë nuk di ta bëj atë”.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 148-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ka vlerësuar rolin historik...

Lajmet e Fundit