16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Hoti: PDK-ja në Malishevë spastron mësimëdhënësit për bindje politike

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar autoritete e Malishevës për largim nga puna të mësimdhënësve nga procesi mësimor për bindje politike.

“Largimi i mësimdhënësve në Malishevë që kanë bindje tjera politike manifeston qeverisjen joligjore dhe klanore të PDK-së”, shkruan Hoti në profilin e tij Facebook. Sipas tij, plot raste kanë shkuar në Prishtinë për të kërkuar mbështetje ndaj spastrimit që PDK-ja u ka bërë shkollave nga arsimtarët që janë votues të LDK-së, të cilët me krenari kanë shfaqur mbështetjen ndaj LDK-së, filozofisë rugoviane dhe lidershipit të Kryetarit Mustafa.

“Largimi i arsimtarëve mbi baza politike, i kamufluar me arsyetimit se nuk janë banorë të Malishevës, është joligjor dhe duhet stopuar nga organet përgjegjëse. Fatkeqësia është se këto organe përgjegjëse janë vetë pjesë e praktikave të tilla joligjore. Paramendoni se çfarë do të ndodhte sikur në Prishtinë të ndodhte një gjë e tillë. Do të kishim qindra arsimtarë që do të largoheshin nga puna pasi nuk janë banorë të Prishtinës, mijëra nxënës do të largoheshin nga shkollat dhe shumë të tjerë nuk do ju ofroheshin shërbimet komunale. Kosova është një dhe e pandarë. Në Kosovë nuk ka asnjë bazë ligjore që njerëzit të diskriminohen pse nuk janë banorë të regjistruar në komunën përkatëse”, shkruan Hoti . Ai shprehet i binduar se ky veprim joligjor do të marrë ndëshkimin nga vota e qytetarëve në zgjedhjet e 3 nëntorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Aksident i rëndë në Rahovec (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e njohur “Te Rrasat” në Rahovec. Në një video të publikuar nga Rahoveci n’fokus shihet se...

Lajmet e Fundit