9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Humbi 10 kilogramë për dy muaj, Rozana Radi zbulon ‘sekretin’ e rënies drastike në peshë

Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur dhe më të dashur për publikun prej vitesh tashmë.

Këngëtarja ka hequr dorë viteve të fundit nga muzika duke iu fokusuar kështu bizneseve të saj apo projekteve televizive. Aktorja është gjithashtu goxha aktive dhe në rrjetet sociale ku përpiqet që të jetë sa më pranë ndjekësve të saj duke i shuar çdo kuriozitet që ata kanë për të.

Së fundmi Rozana ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram teksa i kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet por ajo që ra më së shumti në sy ishte ndryshimi i saj në fizik.

Duket qartazi që këngëtarja ka pësuar një rënie goxha të madhe në peshë për një periudhë shumë të shkurtër dhe kjo gjë i ka tërhequr vëmendjen ndjekësve të këngëtares të cilët e kanë pyetur sesa kilogramë ka humbur dhe dieta që ajo ka përdorur.

“Sa kilogramë je?”- e ka pyetur një ndjekëse, ndërsa Rozana ka treguar se për dy muaj ka arritur të humbasë 10 kilogramë.

Image

Dhe pas përgjigjes së aktores është shtruar menjëherë pyetja nëse ka ushtruar palestër apo dietë. Moderatorja nuk ka nguruar aspak të tregojë ‘sekretin’ e saj të rënies në peshë:

“Eleminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë e pi tani në verë kur dal në fundjavë.”– zbuloi Rozana.

Image

 

Më Shumë

Një tërmet me fuqi prej 5.6 magnitudë godet Greqinë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.6 magnitudë ka goditur para pak çastesh Greqinë. Siç raporton qendra evropiane e sizmologjisë EMSC, epiqendra e tërmetit ishte...

Hera e parë në historinë botërore të Ballkanit që fitojnë të gjithë!

 Rexhep Hoti E dijshmja dhe vlera për shqiptarët ka kohë – shekuj, që është faktor i huaj përballë interesave të tyre kolektive. Duke mos qenë...

Lajmet e Fundit