18 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Hyn në fuqi armëpushimi humanitar në Gutën Lindore

Një armëpushim i përditshëm humanitar, i njoftuar nga Rusia, ka hyrë sot në fuqi në zonën e Gutës Lindore, pranë Damaskut, që kontrollohet nga rebelët e opozitës siriane, pas një valë sulmesh ajrore të qëndrueshme dhe bombardimeve brenda natës, sipas një vëzhguesi.

“Armëpushimi humanitar ka hyrë në fuqi dhe tani pritet të ketë qetësi në të gjitha zonat e Gutas Lindore”, deklaroi Rahman Abdel Rahman, shefi i Observatorit Sirian, me seli në Britaninë e Madhe, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

“Veprimet ushtarake ndaluan në orën 09:00 dhe do të zgjasin deri në orën 14:00 (07:00 deri në 12:00 GMT) çdo ditë”, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Një korridor humanitar do të krijohet për të lejuar civilët që të largohen nga zona.

Më Shumë

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Haxhi Avdyli: Vjosa Osmani e ka bërë kryeministër Albin Kurtin

Ish-deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka folur sërish për procesin e zgjedhjes së presidentit, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT...

Lajmet e Fundit