Ka hyrë sot në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Zbatimi i rregullores së BE-së, e cila parasheh heqjen e vizave për kosovarët, ka filluar sot në të gjithë Zonën Schengenm kështu ka thënë drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.
Aim në një postim në Facebook, ka shkruar se autoritetet kufitare të Bashkimit Evropian do të fillojnë nga sot përgatitjet e nevojshme për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë në Zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.
“Nga sot fillon zbatimi i Rregullores së BE-së 2023/850. Me fjalë të tjera nga sot liberalizimi i vizave për Kosovën është ligj i aplikueshëm në të gjithë zonën Shengen. Ndonëse praktikisht qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm drejt zonës Shengen nga 1 janari, nga sot autoritetet kufitare të BE-së fillojnë përgatitjet e nevojshme për të siguruar se nga 1 janari legjislacioni respektiv do të zbatohet në të gjitha pikë kalimet kufitare të zonës Shengen”, ka shkruar Shasha.