7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Hyseni pritet t’i bashkohet partisë së Limajt

Hydajet HyseniDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hydajet Hyseni, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet pjesë e partisë të cilën do ta formojë ish deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj.

Ai tha se skena politike kosovare ka nevojë për reformim dhe ndryshim, “unë mendoj që kjo skenë ka nevojë për freski”.

“Unë kam raporte miqësore me të gjithë akterët e skenës politike kosovare, dhe me asnjërin prej tyre nuk kam ndonjë barrierë, por qëndrimet e mija politike asnjëherë nuk i kam lidhur mbi këtë bazë, por në bazë të plan-programit të cilin e përfaqësojnë partitë politike dhe individët e caktuar. Unë ende jam pjesë e PDK-së dhe deri më tani nuk kam marrë asnjë vendim se ku do të rreshtohem në të ardhmen”, ka thënë Hyseni për Telegrafin.

Deputeti Fatmir Limaj, ditë më parë ka deklaruar se ai më nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. “Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë të PDK-së. Pra, sot edhe publikisht dhe formalisht e them se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Limaj.

Më Shumë

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit