19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

I ati shtiu në të bijën në Prizren/ I dyshuari ka qenë problematik

Në fshatin Randobravë të Prizrenit, pas një konflikti verbal me familjarë, babai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë tri herë në drejtim të vajzës së tij, A. H. 31-vjeçe.

 

Në lidhje me këtë rast ka dhënë detaje zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka tha se i dyshuari ka qenë problematik edhe më parë.

“Nga deklarimet e dëshmitarëve dhe viktimës, nuk ka pasur ndonjë motiv të veçantë, mund të deklarojë se ka qenë problematik dhe herë pas here ka pasur konflikte dhe më parë, sot ka qenë një konflitk i çastit”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi tregoi se i dyshuari ka raportuar vetë rastin në Polici, teksa nuk ka qenë në dijeni nëse ka gjuajtur ndaj vajzës.

“Kemi deklaruar edhe më parë pak para orës shtatë ku është raportuar për një incident ku një kryefamiljar, babai pas një konfikti që ka pasë me djalin dhe vajzën e tij ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në drejtim të vajzës tri herë.

I dyshuari është neutralizuar nga djali i tij, i cili ia ka marrë armën. I dyshuari është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur sipas familjarëve, I njëjti ka raportuar në polici përmes telefonit, dhe ka treguar se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjazës, nuk e ka ditur a e ka vrarë, ai ka besuar se e ka goditur, fatmirësisht nuk ka ndodhur ndonjë i lënduar apo i vrarë, të gjithë janë mirë”, tha Bytyqi në Info Magazine në Klan Kosova.

“Dy viktimat motër e vëlla kanë arritur në stacionin policor, ku e kanë dorëzuar armën, që e kanë pasur”.

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit