I bie të fikët në klasë, vdes rrugës për në spital 18-vjeçarja (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme. Një 18-vjeçare ka humbur ndjenjat në klasë teksa po kryente provimin, në shkollën “Jani Minga”.

Pasi ka humbur ndjenjat mbi bankë, vajzës së identifikuar si Gerta Kasa i është bërë fyrmëmarrje artificiale në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e saj, por personat që i kanë ardhur në ndihmë kanë kuptuar se nxënësja ka qenë thuajse pa puls.

Vajza është transportuar menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë në ambulancë gjatë rrugës.

18-vjeçarja jetonte me gjyshen e saj dhe mësohet se vuante nga epilepsia. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit Vlorë mësuesen kujdestare dhe shoqet e klasës.

Ndërkohë trupi i vajzës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes së saj, pavarësisht se dyshohet se vdekja ishte natyrale.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit