I caktohet një muaj paraburgim personit që u kap në Vërmicë me mbi 30 kg drogë

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për posedim të narkotikëve.

Gjykata njofton se F.M. me datën 31 maj, duke kaluar vendkalimin kufitar Shqipëri-Kosovë, në automjetin që e drejtonte, në bagazh të automjetit kishte të fshehur 65 paketime plastike të narkotikut të llojit të dyshuar “Marihuanë”, në peshë totale prej 35.0284 kg.

“Po ashtu, i njëjti në shtëpinë e tij, kishte të fshehur në një kavanoz plastike me ngjyrë të bardhë, në peshë prej 113.3 gram, një qese të fshehur najloni ku kishte të vendosur substancë të dyshuar të llojit “Kokainë”, në formë pluhuri ngjyrë të bardhë, në peshë prej 41.5 gram, dhe katër peshore elektronike, të cilat shërbejnë për matjen e narkotikut”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit