“I dua 300 euro ose e pëson keq”/ Djali kërcënon nënën në Prizren

Një nënë është kërcënuar nga djali në Prizren.

Ajo ka raportuar në polici se djali i ka kërkuar para duke e kërcënuar.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë thuhet se i dyshuari A.B., e ka kanosur seriozisht në pikë të natës, duke e paralajmëruar se do ta pësojë nëse nuk ia jep shumën e të hollave prej 300 euro.

Pas raportimit të rastit, është kuptuar se i dyshuari është recidivistë i dhunës në familje dhe abuzues me substanca narkotike, fakt ky që e ka shtyrë Policinë që të aktivizohet menjëherë dhe të nis kërkimet për kapjen e të dyshuarit.

Siç mëson Sinjalin, i njëjti është kërkuar në disa lokacione por deri më tani nuk është gjetur. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale ‘dhunë në familje’ dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit