2.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

I infektuari nga Suhareka, ka ardhë nga jashtë dhe është testuar në QS

Janë konfirmuar edhe tri raste të reja me COVID19, duke çuar numrin e të infektuarve në 227.

Në mesin e tri rasteve që kanë rezultuar pozitiv është dhe një person nga komunë e Suharekës.

Por, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, thotë se i njëjti ka qenë jashtë vendit dhe se gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë:

Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.

Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.

Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.

Më Shumë

Abrashi: PDK-ja po dëshmon mungesë parimesh në çështjen e zgjedhjes së Presidentit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi, ka reaguar ndaj qëndrimeve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me mundësinë...

Vdes një person në Prizren, dyshohet se u godit nga rryma derisa po punonte në një shtyllë elektrike

Një person ka vdekur në Prizren pasi dyshohet se derisa ishte duke punuar në një shtyllë elektrike, është goditur nga rryma dhe ka rënë...

Lajmet e Fundit