3.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

I shtrenjti Morata

Reali i Madridit refuzon 60 milionë euro nga Chelsea për Alvaro Moratan, futbollist të cilin Los Blancos e kthyen në shtëpi duke ushtruar të drejtën e blerjes nga Juventusi për 31 milionë euro.

Trajnerit të Bluve të Londrës, Antonio Conte, nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta rrisë ofertën për 22-vjeçarin, nëse dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, mendon se Morata mund të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. Edhe pse qëllimi i kthimit në shtëpi i Moratas ishte për ta shitur, duke arkëtuar një shume të konsiderueshme parash, tashmë janë rritur mundësitë që Zidane të ketë në dispozion gjatë sezonit të ardhshëm përveç Benzemasë, një tjetër sulmues të parë të nivelit më të lartë. Ndoshta kjo është një lojë e numrit një të klubit më të titulluar në Spanjë që Chelsea ta rritë në mbi 75 milionë euro ofertën, që në këtë rast do të ishte e parefuzueshme.

Vetë Morata ua ka bërë të qartë drejtuesve që synimi i tij është të luaj titullar, ndaj dhe Perez duhet të mendohet mirë para se të kthejë mbrapsht një tjetër ofertë nga Chelsea, sigurisht më e lartë se e para.

Alvaro Morata vjen pas një tjetër sezoni pozitiv me Juventusin, ku shënoi 12 gola në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionetm pa harruar faktin se ëshët shndërruar pikë referimi në sulmin e “La Rojas”.

Më Shumë

Reshjet atmosferike dëmtuan rrugën nacionale Zhur-Dragash|Video

Rruga Prizren-Dragash është dëmtuar nga reshjet atmosferike të ditëve të fundit. Ky segment rrugor është mjaft i frekuentuar, ndërsa banorët lokalë ankohen për vështirësitë...

Gjendet pa shenja jete një taksist në veturën e tij në Prizren, policia jep detaje

Një person në Prizren është gjetur pa shenja jete në veturën e tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi tha se viktima...

Lajmet e Fundit