11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Ia prish vendimet Pacolli

BresaKryetarit të AKR-së në Prizren, Naser Bresës nuk po i ecë fjala në parti. Të gjitha vendimet që ka marrë deri më tash, por që nuk i kanë shkuar përshtati liderit të AKR-së, Behxhet Pacollit, nuk kanë qenë jetëgjatë.Në balotazhin e zgjedhjeve lokale të 1 dhjetorit, Bresa kishte marrë vendim që të bëjë koalicion me PDK-në për të përkrahur kandidatin e tyre Ramadan Mujën. Dy ditë pas kësaj marrëveshjeje, Pacolli kishte kërkuar që të prishet koalicioni me PDK-në. Ai pat kërkuar që në balotazh, AKR-ja të qëndrojë neutrale dhe të mos e përkrahë asnjërin prej dy kandidatëve që kishin mbetur në balotazh, Ramadan Mujën dhe Eqrem Kryeziun.

Kryetari i Degës së AKR-së në Prizren,Naser Bresa, kishte vendosë që të respektojë vendimin e Pacollit. Ai në balotazh nuk i kishte dalur në krah kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja. Mirëpo, me këtë vendim nuk ishin pajtuar një pjesë e Kryesisë së Degës së AKR-së në Prizren. Ata morën vendim që të mbështesin kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun. Marrëveshja ishte nënshkruar publikisht në zyrat e LDK-së.

Bresa ishte revoltuar me këtë vendim të një pjese të Kryesisë. Ai menjëherë i shkarkoi nga pozitat e AKR-së. Një muaj pas këtij shkarkimi, Presidenti i AKR-së,Behxhet Pacolli, ka kërkuar nga kryetari i Degës, Naser Bresa, që anëtarët e Kryesisë, të cilët e kanë mbështetur në balotazh kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun, të kthehen në pozitat që kanë pasur në parti. “Pacolli ka kërkuar që të gjithë anëtarët e Kryesisë, por edhe të tjerët që kanë mbështetur në balotazh Eqrem Kryeziun, të kthehen në parti”, tregon për “PrizrenPress”, me kush anonimiteti një anëtar i AKR-së. Sipas tij, kthimi i anëtarëve të përjashtuar nga parti, është bërë sot.

Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Azem Pula, i cili në zgjedhjet e balotazhit kishte mbështetur Kryeziun për kryetar të Prizrenit, ka konfirmuar kthimin në parti. “Po jemi kthy nga pushimi dimëror”,ka thënë Pula.

“Do të angazhohemi që të punojmë për zgjedhjet nacionale, që do të mbahen vitin e ardhshëm”.

Kryetari i Degës, Naser Bresa tha ndërkaq se nuk është duke u marrë me këtë çështje.” Nuk jam ka merrna me ta”. Ai pranon se Pacolli është duke biseduar për kthimin e tyre.”Unë nuk i kam shkarkuar. Qendra në Prishtinë i ka shkarkuar”. Bresa thotë se si kryetar i Degës, ka respektuar vetëm vendimet që kanë ardhur nga Prishtina. / PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka bëhet me stadium të ri

Qyteti i Suharekës po bëhet me stadium të ri të kategorisë së dytë, ka njoftuar të enjten ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla...

Sulmohet një zyrtar policor në Prizren

Një persona dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor në Prizren. Policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje. “Lidhur me...

Lajmet e Fundit