8.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

Ibish Ahmeti, kandidat i vetëm i Vetëvendosjes për kryetar të Suharekës

Vetevendosje, logoLëvizja Vetëvendosje! në Suharekë ka filluar sot procesin zgjedhor për kandidatin për kryetar të këtij qyteti.  Zgjedhjet kanë filluar në të gjitha degët dhe nëndegët e Vetëvendosjes në ora 10:00.

Kryetari i VV-së në Suharekë, Leonrad Shala tha se në garë për kryetar të Suharekës është vetëm dr. Ibish Ahmeti. “Dr. Ibish Ahmeti është kandidati i vetëm që po garon për kandidat për kryetar të Suharekës. Nëse ai i merr mbi 50 për qind të votave, Ahmeti do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Suharekës”, tha Shala për “PrizrenPress”. Sipas tij, rezultati i procesit zgjedhor do të publikohet të martën./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Latifi pret në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec, me të cilët ka diskutuar...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe infermieri nga Dragashi

Ka ndërruar jetë infermieri, humanisti dhe veterani i UÇK-së nga fshati Bresanë i Dragashit, Qerim Salihu. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit