Ibrahimoviqi mbetet te Milani

Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviqit, Mino Raiola, thuhet se ka nisur bisedimet me Milanin për zgjatjen e kontratës së klientit të tij.

Ibrahimoviq nënshkroi një marrëveshje të re njëvjeçare me “Rossonerët” në gusht të këtij viti, por mediat italiane bëjnë të ditur se ai synon të zgjasë qëndrimin e tij tek ekipi nga Serie A.

39-vjeçari mund të vazhdojë kontratën me klubin italian deri në vitin 2022.

Sulmuesi suedez po shkëlqen këtë edicion te Milani, duke shënuar katër gola në dy ndeshje në Serie A.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Lajmet e Fundit